Bota

“Mjaft u more me Kosovën!”, ish-diplomati gjerman i drejtohet me tone të ashpra Grenellit: Koha jote mbaroi!

6 Mars 2021, 07:07 Nga DOSJA
“Mjaft u more me Kosovën!”, ish-diplomati gjerman i drejtohet

GJERMANI– Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i është drejtuar me tone të ashpra ish-të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili po sulmon fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin.

Ischinger është shprehur se tashmë ka mbaruar mandati i tij dhe Kosova i përket njerëzve të Kosovës.

Ric, sinqerisht! Mjaft u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”, – ka shkruar Ischinger ku ka ripostuar shkrimin e Grenell.

Grenell shkroi në Twitter se “komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”.

 

Ric, honestly: stop trying to interfere. Enough damage has been done. Your mandate has expired. Leave Kosovo to the people of #Kosovo @albinkurti @Enver_Hoxhaj @VjosaOsmaniMP @atifetejahjaga @MiroslavLajcak https://t.co/uTmT4s9sVt

— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 5, 2021

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora richard grenell wolfgang ischinger richard grenell wolfgang ischinger

Sondazh

Poll