Editorial

Turqizimi i Shqipërisë

23 Shkurt 2021, 11:51 Nga DOSJA
Turqizimi i Shqipërisë

Botuar në gazetën greke To Vima

Arsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse do t’i kërkonim ato me kriterin e racionalizmit politik dhe mbijetesës së një vendi me thuajse 1.9 mil. banorë aktualisht. Ndërkaq, është dhe paradoksale, sepse që në krye të herës, Shqipëria, pas rënies së komunizmit, pati një orientim konstant europianist, si një demokraci moderne perëndimore.

Dhe nëse synimtaritë politike dhe personale të z. Rama, me shikim të parë nuk janë të gjurmueshme, rezultatet janë të dukshme me shikim të lirë. Nuk do të ishte teprim konsiderata korente se Shqipëria tenton të shndërrohet në prefekturën e 82-të të Turqisë neo-Otomane, ndikimi i së cilës në çështjet e brendshme të shoqërisë Shqiptare tenton të bëhet garuese me atë që kishte gjatë periudhës 400-vjeçare Otomane, sikundër me keqardhje konstatojnë publikisht intelektualë të ndryshëm në vend, si edhe politikanë shqiptarë me përvojë. Marrëveshja sekrete që ishte firmosur më 1923 mes qeverisë së Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, e cila për herë të parë pa dritën publike më 1992 përmes librit të autorit “Helenizmi Ekumenik dhe Nacionalizmi Shqiptar”, nuk do të kishte ambicien për të pasur aq sukses sa ai qe po shënon sot, pas 98 vitesh. Kjo marrëveshje vjen me jehonë të shprehur aktualisht, ngaqë zgjerimi i marrëdhënieve Turqi-Shqipëri ka reflektim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet heleno-shqiptare, ecuria e të cilave përkeqësohet në simetri ose tenton thelbësisht në, thuajse ndërprerje.

Përbën fluiditet politik të trajtuarit e vizitës së fundit të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe mikpritja  e tij faraonike nga ana e z. Erdogan, si çështje vetëm e politikës dhe e marrëdhënieve korente ekonomike, sikundër konstatonte zëvëndës/ministri Plotësues i Punëve të Jashtme. Natyrisht që nuk kanë vetëm përmbajtje financiare ato sa u firmosën në Ankara dhe, përpos kësaj,  fakti se nuk trajtohet me transparencë publikimi i tyre, i bën ato edhe më të rrezikshme.

Synimet dhe ndikimi politik

Pamje të neo-Otomanizimit thelbësor rishtar të Shqipërisë:

Penetrim në sektorë krucialë

Më specifikisht:

Greqia e befasuar

Natyrisht janë akoma shumë anë të panjohura dhe të qortueshme se si ndërvaret Shqipëria nga Turqia. Greqia, me të drejtë, është fokusuar në Egje dhe në rrezikun nga Lindja. Ndërkaq nuk mundet të qëndrojë vëzhgues i thjeshtë i zhvillimeve që po ndodhin në kufijtë e saj veriorë, duke biseduar pa përmbajtje me z. Rama. Duket madje e sikletosur, sikur të mos dispononte mjete për ekuilibrimin e situatës, e befasuar dhe e mardhur për të reaguar. Do të ishte verbëri e vullnetshme dhe prehje e pabazuar që Greqia të mjaftohej vetëm me instrumentet që ofron dinamika që krijon integrimi evropian dhe kjo perspektivë e rajonit. Të dobishme nga njëra anë. por nga ana tjetër të pamjaftueshme.

Ajo që kërkohet është trajtimi i çështjes në nivel dypalësh dhe kryesisht me vetëbesim. Riorganizimi i komunitetit Helenik brenda Shqipërisë, përqasja thelbësore dhe aktivizimi i klasës intelektuale dhe asaj drejtuese të Shqipërisë, në masën qe ajo mbetet e shqetësuar dhe e  bezdisur nga turqizimi i thellë dhe afatgjatë i shoqërisë, duhet të përbëjnë boshte të ushtrimit të politikës. Dhe, për më tepër, mundet të vlerësohet roli – me takt dhe në dobi të vetë Shqipërisë – i komunitetit tejet të rëndësishëm të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe aq më shumë i të rinjve që janë brumosur tanimë me ideale të lirisë dhe dinjitetit në botën Helenike.

Në vend të darkave komplimentuese që i shtrohen z. Rama, i cili është përgjegjësi kryesor për dorëzimin e Shqipërisë në Turqi, që mbartin mesazhin më të gabuar në jetën e brendshme të saj, duhet që t’i përcillet një mesazh tjetër i pastër se Greqia është në dijeni dhe bën kujdes… Në çdo rast, nuk mundet të interpretohet si lëshim ndaj Greqisë deklarata e Kryeministrit shqiptar për të drejtën sovrane të Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në Detin Jon. Për fat të keq, z. Rama është përgjegjësi ekskluziv për kënetëzimin e terrenit të marrëdhënieve shqiptaro-helene.

*Alekos Papadopoulos është ish Ministër,

Përktheu dhe përshtati në shqip: Dosja.al

SQARIM: Ky artikull nuk përfaqëson qendrimet redaksionale të Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial alekos papadopoulos edi rama rexhep tayip erdogan turqizimi i shqiperise alekos papadopoulos edi rama rexhep tayip erdogan turqizimi i shqiperise

Sondazh

Poll

Editorial 19 Shkurt 2021, 15:52

Të kapësh virusin me SPAK

TIRANË- Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të sa...

Editorial 18 Shkurt 2021, 12:20

Përrallat tragjike të Edi Ramës

Ndërkohë që situata e pandemisë ka dalë totalisht nga kontrolli, kur fatalitetet raportohen në rritje, ndërsa numri i të infektuarve fluturon pa asnjë limit, Kr...

Editorial 17 Shkurt 2021, 15:41

Era e një revolucioni zgjedhor në Kosovë

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. Efekti ...

Editorial 16 Shkurt 2021, 13:22

“Rama-Vaksin”

E ndërsa shkencetarët nga e gjithë bota po përpiqen fort për prodhimin e vaksinave anti-Covid 19 që do të mund të jenë rezultative edhe ndaj formave të reja te ...

Editorial 15 Shkurt 2021, 09:18

“Aman, mos më fol për politikë”!

Mëkati më i madh për ne shqiptarët është indiferenca. Ne kemi vite që përgjithësisht nuk jemi më të interesuar të dimë se si funksionon vendi ynë, se cila është...