Politike

“Je filial i LSI-së, të kanë vënë kot aty”/ Plas SHERRI studio mes Hilës dhe Shabanit, kryetari i Nisma Thurje: I shkr

4 Mars 2021, 21:16 Nga DOSJA
“Je filial i LSI-së, të kanë vënë kot aty”/

TIRANË– Dritan Hila është përplasur mbrëmjen e sotme me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabanin. Hila e akuzoi Shabanin se ishte filial i Levizjes Socialiste për Integrim, ndërsa ky i fundit e mohoi këtë gjë.

Shabani tha se bashkë janë prezantuar edhe më herët në emisionin e Hilës, gjë që e konsideroi një fatkeqësi. Ndërsa Hila shtoi më tej se Shabani në fakt është kot aty sepse pas Nismës Thurje është dikush tjetër. 

Pjesë nga Biseda

Endri Shabani: Kam qenë fatkeqësisht edhe në studion tuaj…

Dritan Hila: Unë ju kam promovuar por tani e kuptova se kush je dhe e lashë atë muhabet

Endri Shabani: Ne kemi bërë një tur në të gjithë vendin dhe…

Dritan Hila: Ore se mos thuash pastaj që ke frikë nga tërmeti dhe të kërkosh parashikimin e tij…siç e bëtë vjet. Domethënë imagjino çfarë lideri do jesh në të ardhmen

Endri Shabani: I shkreti ti…faturat i ke të gjitha online dhe meqë je i interesuar kush na i paguan, i kea ty. Mos thoni gjëra ta përvetëta, pyetje të bëni, por jo të gënjeni, për diversion nëshërbim të nuk e di kujt.

Dritan Hila: Cila është e pavërteta

Endri Shabani: Që jemi filial i LSI-së e nuk e di çfarë

Dritan Hila: Mua kështu më rezulton

Endri Shabani: Ju rezulton gabim

Dritan Hila: Nuk më rezulton fare gabim, që nga themeluesi i Nismës tuaj, ta thashë me emër. Ta kam thënë edhe ty kur të kam takuar, ty të kanë vënë kot aty, por s’e ke kuptuar. Por meqë po flisnim për filiale, unë mbrojta zonjën Topalli dhe thashë që nuk besoj se është filial i PS-së, këtë thashë unë se pot ë ishte për filiale do flisnim për ju. Tani vazhdojmë se na morët shumë kohë.

Endri Shabani: Faleminderit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan hila endri shabani dritan hila endri shabani

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2021, 20:05

TIRANË- Koordinatorja e PD, Albana Vokshi, e ftuar në emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se keq-manaxhimi i pandemisë ...

Politike 4 Mars 2021, 19:35

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe i deleguari për qarkun e Elbasanit, ka nisur zyrtarisht fushatën. Në video e foto...