Politike

Zvicra ndihmon Shqipërinë për mbrojtjen e të drejtave intelektuale

3 Mars 2021, 21:48 Nga DOSJA
Zvicra ndihmon Shqipërinë për mbrojtjen e të drejtave

SHQIPËRI- Shqipëria dhe Zvicra nënshkruan të mërkurën një marrëveshje 4-vjeçare për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale.

Projekti 1.5 milionë franga midis qeverive të Zvicrës dhe Shqipërisë synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në këtë fushë, duke modernizuar ligjet dhe ekspertizën teknike zvicerane mbi standardet e menaxhimit.

Krijuesit, artistët dhe bizneset pritet të përfitojnë nga një funksionim më i mirë i të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ato shtrihen nga të drejtat e autorit, markat tregtare, patentat, deri tek treguesit gjeografikë dhe dizajni.

Treguesi “Made in Albania” është një nga parametrat më të zbatuara në mbrojtjen e pronësisë intelektuale kohët e fundit.

Projekti i ri synon të përmirësojë funksionimin e institucioneve dhe që pronarët dhe krijuesit të përdorin të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale.

Ky sistem i ri nxit krijimtarinë dhe zhvillimin e mallrave, shërbimeve dhe metodave të reja të prodhimit.

Marrëveshja u nënshkrua prej ministres së financave dhe ekonomisë, Anila Denaj, dhe ambasadori zviceran Adrian Maître.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adrian maitre anila denaj adrian maitre anila denaj

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 19:55

TIRANË- Është një ndër gazetarët më me eksperiencë dhe më të njohur në vend. Por njëkohësisht është edhe një prej përjetuesve direkt të të gjithë jetë...