Bota

Lajçak nga Beogradi: Kurti e di që përparësia e tij është dialogu me Serbinë

3 Mars 2021, 21:16 Nga DOSJA
Lajçak nga Beogradi: Kurti e di që përparësia e tij

SERBI- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë deklaratës së përbashkët me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se BE-ja mezi po pret që dialogu të vijojë normalisht mes Prishtinës dhe Beogradit. Tanjug shkruan se Lajçak, deklaroi se donet të vinte më shpesh në Ballkan, por pandemia ja ka vështirësuar situatën.

“Shtetet anëtare të BE-së presin që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha çështjet e hapura të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Do të doja të vija më shpesh, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të pandemisë. Unë fillova vizitën time në Prishtinë të hënën, doja të vija sa më shpejt që të ishte e mundur pas zgjedhjeve për të diskutuar dialogun dhe rëndësinë e vazhdimit të tij pas formimit të institucioneve. Dhe për të njohur bashkëbiseduesit me detajet e procesit dhe për t’i njohur ata me progresin që kemi bërë që kur dialogu vazhdoi në korrik të vitit të kaluar,” tha ai.

Gjatë fjalës së tij Lajcak ka thënë se Serbia ka përparuar shumë në rrugën drejt integrimit evropian dhe se dialogu është çelësi për anëtarësimin e saj në BE.

“Serbia tashmë ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian dhe dialogu është çelësi për përparimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE,” tha Lajcak.

Lajçak gjithashtu tha se këtë vizitë do e bënte me Palmer, por për shkak të Covid, ky i fundit nuk mund të vinte. Ai u shpreh se pas vizitës në Prishtinë është i kënaqur për ekziston mirëkuptimi.

“Ne e përgatitëm këtë vizitë së bashku dhe planifikuam një vizitë të përbashkët me Matthew Palmer, i cili nuk mund të vinte për shkak të Covid-it, dhe ne ndajmë të njëjtin qëllim për Ballkanin Perëndimor, që është anëtarësimi në BE. Pas vizitës në Prishtinë, unë jam i kënaqur që mund të ndaj se ekziston një mirëkuptim se dialogu është thelbësor dhe se ai duhet të vazhdojë pas themelimit të institucioneve,” u shpreh Lajçak.

Në lidhje me deklaratat e Kurtit se dialogu nuk është përparësi e qeverisë së tij, ai tha se ai e kupton shumë mirë se vazhdimi i dialogut është përparësia e tij numër 1.

“Ne jemi duke punuar në të. Përcaktimi i fazës përfundimtare varet nga dy palët. Ju keni ato që zgjidhni dhe ato që duhet të pranoni. Unë nuk shoh një konflikt përparësish të vendosur nga Kurti në fushatë, por ai e kupton që përparësia e tij e jashtme numër 1 është vazhdimi i dialogut,” përfundoi ai.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë një viziët në Kosovë në 1 Mars ku ka qëndruar deri ditën e sotme. Tema kryeasore e vizitën së Lajçak në Kosovë ishte dialogu me Serbinë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lajcak vizite ne serbi miroslav lajčák lajcak vizite ne serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2021, 21:01

Ambasada në Izrael mbetet në duart e Kurtit

KOSOVË- Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti,...

Bota 3 Mars 2021, 18:57

Sulm terrorist në Suedi, plagosen 8 persona

SUEDI- 8 persona janë plagosur ditën e sotme në Suedi. Dailymail shkruan se një person e ri ka nisur një sulm me thikë rreth orës 15:00 të pasdites qytetin e Ve...