Politike

Kurti në politikën shqiptare: Boiken Abazin do e çojmë në Kuvendin e Shqipërisë për të sjell ndryshimin

3 Mars 2021, 21:20 Nga DOSJA
Kurti në politikën shqiptare: Boiken Abazin do e çojmë

TIRANË- Albin Kurti ka hyrë zyrtarisht në poitikën shqiptare. Në një shkrim në Facebook, Kurti ka bërë fushatë elektorale për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi.  Kurti ka shkruar se e njeh Abazin prej shumë vitesh dhe e di që ai as nuk blihet dhe as nuk shitet. Më tej, Kurti ka këkruar që të mbështesin Abazin në zgjedhjet e 25 prillit.

“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin,” shkruan Kurti.

Sot gjatë ditës, kryeministri i ardhshëm i Kosovës prezantoi kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit. Dje, Kurti ishte në Lezhë ku u përkujtua 577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa edhe nesër ai ka në plan të zhvillojë disa takime me rëndësi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti boiken abazi albin kurti boiken abazi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 19:55

TIRANË- Është një ndër gazetarët më me eksperiencë dhe më të njohur në vend. Por njëkohësisht është edhe një prej përjetuesve direkt të të gjithë jetë...