Bota

Vaksina indiane “Covaxin”, rezulton 81% efektive në fazën e tretë të provës

3 Mars 2021, 13:16 Nga DOSJA
Vaksina indiane “Covaxin”, rezulton 81% efektive në fazën

INDI-Dy muaj pasi iu dha leja për përdorim të kufizuar në Indi, firma farmaceutike me bazë në Hyderabad Bharat Biotech ka thënë se vaksina e saj anti-Covid “Covaxin”, në prova e saj klinike të fazës së tretë ka rezultuar 81% efektive.

Sipas mediave të huaja, vaksina ka qenë në përdorim që kur India filloi fazën e saj të parë të vaksinimin në muajin janar. Ndërkohë, firma farmaceutike ka thënë se në fazën e tretë të provave klinike kanë marrë pjesë 2,4333 persona nga mosha 18-98 vjeç dhe 4500 persona mbi moshën 60 vjeç.

“Sot është një moment i rëndësishëm në zbulimin e vaksinave, për shkencën dhe luftën tonë kundër koronavirusit. Me rezultatet e sotme nga provat tona klinike të Fazës 3, ne tani kemi raportuar të dhëna për vaksinën tonë COVID-19 nga Faza 1, 2 dhe 3 provat që përfshijnë rreth 27,000 pjesëmarrës,”-tha kryetari dhe drejtori menaxhues i Bharat Biotech Krishna Ella.

“Covaxin” e Bharat Biotech është zhvilluar në bashkëpunim me Këshillin Indian të Kërkimeve Mjekësore (ICMR). Është një nga dy vaksinat COVID, e cila është aprovuar për përdorim emergjent në Indi. Vaksina tjetër “Covishield”, prodhuar nga Instituti Serum, ka raportuar se është 70% efikase pas administrimit të dozës së dytë.  Ndërkohë, vaksina “Made in India”, ka filluar po ashtu shpërndarjen në vend.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina covaxin vaksina covaxin

Sondazh

Poll