Bota

PAMJE RRËQETHËSE/ Në gjunjë dhe me lot në sy, murgesha u lutet policëve që mos të qëllojnë protestuesit

2 Mars 2021, 18:45 Nga DOSJA
PAMJE RRËQETHËSE/ Në gjunjë dhe me lot në sy, murgesha

MIANMAR- Një video nga Mianmari po bën xhiron e rrjetit, ku një murgeshë është ulur në gjunjë duke iu lutur efektivëve, që të mos godasin protestuesit.

Në pamjet që janë publikuar dhe nga mediat e huaja, shihet se murgesha u lutet forcave blu në gjunjë që të mos qëllojnë të rinjtë që po protestojnë paqësisht.

Qytetarët e Mianmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grusht shteti ne mianmar grusht shteti ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2021, 16:43

Dialogu mbetet në agjendë

KOSOVË– Mesazhe të pritshme janë cilësuar deklaratat që i bëri në Prishtinë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –S...