Aktualitet

Ishte ‘tapë’ në timon, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

2 Mars 2021, 08:27 Nga DOSJA
Ishte ‘tapë’ në timon, humbi kontrollin dhe u përplas

KUKËS– Një person është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi gjatë kohës që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy mjete të tjera.

Policia bën me dije se është arrestuar në flangrancë 31 -vjeçari S.M

Njoftimi i plotë:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi ne kukes arrestohet shoferi ne kukes

Sondazh

Poll