Bota

Mutacioni brazilian i Covid-19/ Eksperti britanik shprehet i shqetësuar: Vendi do të përballet me rikthimin në masa izoluese

1 Mars 2021, 11:18 Nga DOSJA
Mutacioni brazilian i Covid-19/ Eksperti britanik shprehet i shqetësuar:

BRITANIA E MADHE-Qeveria në Angli mund të ktheje sërish masat izoluese në disa rajone. Sipas TheGuardian, mutacioni brazilian i Covdit-19, i identifikuar edhe në Britania është kthyer në një shqetësim.

Graham Medley, profesor i modelimit të sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe kryetar i Grupit Shkencor të Gripit Pandemik për Modelimin (SPI-M – një nën-grup i Sage, Grupi Këshillimor Shkencor i Emergjencave), ka thënë se zbulimi i variantit brazilian, do të bëj që Britania në kohën që po shkon para duke vendosur një lehtësim të masave, mund të kthehet sërish në izolim.

“Ishte një variant shqetësimi,  por ne do të ballafaqohemi me to në gjashtë muajt e ardhshëm ndërsa shkojmë drejt masave relaksuese,  do të ketë sfida gjatë rrugës  dhe ekziston gjithmonë rreziku që ne mund të duhet të shkojmë prapa dhe kjo është ajo që askush nuk dëshiron të bëjë është që në të vërtetë të hapet dhe pastaj duhet të mbyllet përsëri,”-ka thënë ai. 

Ai gjithashtu sugjeroi që qeveria duhet të vendos masat të ndryshme izoluese nëpër rajone, pasi sipas tij numri i infektimeve nuk është i njëjtë në të gjitha vendet.

Ne tashmë jemi duke parë dhe kur të fillojmë të hapemi do të shohim më shumë, variacion. Ne do të duhet të shohim ato variacione rajonale sepse ato ka të ngjarë të jenë po aq të mëdha sa ishin verën e kaluar dhe në vjeshtë. Plani i Boris Johnson për lehtësimin e kufizimeve të bllokimit në Angli bazohet në premisën që të gjitha pjesët e vendit do tw  kenw masa lehtwsuese. Johnson ka argumentuar se një qasje kombëtare është e justifikuar sepse situata Covid është e ngjashme në të gjitha rajonet e Anglisë. Por në konferencën për shtyp të Downing Street të Premten qeveria paraqiti një diapozitiv që tregon se në 20% të zonave të autoritetit lokal anglez Rastet e Covid po rriten,”-“-ka thënë ai. 

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,176,554 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 122,849 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 114 milion raste të reja dhe gati 2.5 milion të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota graham medley mutacioni i covid-19 graham medley mutacioni i covid-19

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 09:55

BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimi...