Politike

Drejtuesi politik i Qarkut Durrës Edi Paloka në takim me Lidhjen Demokratike të Gruas: Kemi mobilizuar mbështetjen e komunit

28 Shkurt 2021, 15:43 Nga DOSJA
Drejtuesi politik i Qarkut Durrës Edi Paloka në takim me Lidhjen

DURRËS– Drejtuesi politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ditën e sotme ka qenë në takim me Lidhjen Demokratike të Gruas. Në fjalën e tij ai ka thënë se kanë marrë këshilla nga specialistë të vendeve në zhvillim dhe sipas tij kanë marrë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. 

Teksa ka shpalosur programin e PD-së, ka thënë se në program përfshiehen  anëtarësimi në Bashkimin Evropian, rehabilitimin e ekonomisë, shërimin nga papunësia, rikthimin e të rinjve, angazhimin e gruas, zhvillimin e arsimit e të infrastrukturës, e shumë pika të tjera.

“Ne jemi këshilluar me specialistë të vendeve në zhvillim, kemi mobilizuar mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, për të siguruar që planet të jenë gjithëpërfshirëse e të detajuara, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe për ta futur në shtegun e rritjes. Programi përfshin: anëtarësimin në Bashkimin Evropian; rehabilitimin e ekonomisë; shërimin nga papunësia; rikthimin e të rinjve; angazhimin e gruas; zhvillimin e arsimit e të infrastrukturës, e shumë pika të tjera. Ne do të lëvizim buxhetet që shpenzohen për gjëra të panevojshme, drejt pikave të nxehta që kanë vërtet nevojë në Shqipëri. Së bashku me ju, do ta fusin Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit. SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO!
#ShqiperiaFITON.”-ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll