Bota

Shërbeu për 6 mandate, ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Zagrebit

28 Shkurt 2021, 14:05 Nga DOSJA
Shërbeu për 6 mandate, ndërron jetë kryetari i Bashkisë

KROACI– Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandić ka ndërruar në moshën 66 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e kryebashkiakut të Zagrebit Milan Bandić e dhanë autoritet zyrtare të qytetit në orët e para të kësaj të diele.

Me pikëllim të thellë informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe opinionin kroat se papritmas, sot, më 28 shkurt, në moshën 66-vjeçare, Kryetari i Qytetit të Zagrebit, z.Milan Bandiç, vdiq nga një sulm në zemër.  Ai jetoi për qytetin e tij, për zagrebaset dhe zagrebasit, të cilët ishin në vendin e parë për gjithçka që bëri, për punën që kreu me dashuri dhe energji, duke aktivizuar tërë qenien e tij, pa pushim për 21 vite. Ne do të informojmë opinionin për detajet, kohën e varrimit, mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, si dhe informacione të tjera në lidhje me këtë lajm pikëllues“, thuhet në deklaratë.

Bandić ka shërbyer për 6 mandate si kryebashkiak.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kryetari i bashkisë së zagrebit nderron jete kryetari i bashkisë së zagrebit nderron jete

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2021, 12:46

Tërmeti 4.5 ballë “shkund” Greqinë

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë sot në mesditë. Epiqendra ishte në Detin Jon në afërsi të zonës Elies.Tërmeti ra në një thellësi pre...