Bota

Donald Trump rikthehet në skenën politike, zbardhet fjalimi që do të mbajë: Biden është presidenti më katastrofik

28 Shkurt 2021, 10:02 Nga DOSJA
Donald Trump rikthehet në skenën politike, zbardhet fjalimi që do

SHBA– Donald Trump rikthehet në skenën politike ditën e sotme i vendosur për të treguar se ai është ende një forcë kryesore në Amerikë dhe i gatshëm të spastrojë kritikët e tij brenda partisë Republikane.

Në fjalimin e tij të parë post-presidencial, Trump do të drejtojë mbledhjen më të madhe vjetore të konservatorëve në Orlando, Florida.

Ne po presim me padurim të Dielën,” i tha djali i Trump, Don Jr, Konferencës Konservatore të Veprimit Politik (CPAC). “Imagjinoj se nuk do të jetë ajo që ne e quajmë një fjalim me energji të ulët dhe ju siguroj se do të forcojë Donald Trump dhe të gjitha ndjenjat tuaja rreth lëvizjes Maga [Bëni Amerikën përsëri të shkëlqyeshme] si e ardhmja e partisë Republikane.”

Konferenca Konservatore e Veorimit Politik  po punon gjithashtu dyfish shumë për të mbështetur pozicionin e Trump si bartës standardi republikan edhe pasi ai humbi vendin e Shtëpisë së Bardhë, Shtëpisë së Përfaqësuesve dhe Senatit dhe u fajësua dy here.

Ndërkohë që agjencia e lajmeve ‘Reuters’ ka bërë publik një pjesë të fjalimit që Trump pritet të mbajë ditën e sotme. Ai pritet të flasë për të ardhmen e vendit, për sulmin në Capitol Hill si dhe qeverisjen e Biden.

(I.A;kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump trump flet ne konferencën konservatore të veprimit politik donald trump trump flet ne konferencën konservatore të veprimit politik

Sondazh

Poll