Bota

Senatori Bob Dole u diagnostifikua me kancer, Albin Kurti i uron shërim të shpejtë: Ai është heroi ynë!

28 Shkurt 2021, 12:30 Nga DOSJA
Senatori Bob Dole u diagnostifikua me kancer, Albin Kurti i uron shërim

KOSOVË– Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti I ka uruar shërim të shpejtë senatorit amerikan, Bob Dole, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkruan se Dole është një hero që e ngriti Kosovën në kohë të vështira, ndërsa shprehet se Kosova po lutet për shëndetin e tij.

Senator Dole ka kaluar jetën e tij në shërbim duke punuar për drejtësi dhe barazi. Ai nuk është vetëm shoku ynë, por një hero që u ngrit për Kosovën në kohë të vështira. Ne e dimë që ai nuk po ndihet mirë tani, por ai është një luftëtar dhe ne duam ta bëjmë të njohur se ne jemi duke menduar dhe lutur për të”, ka shkruar Kurti.

 

.@SenatorDole has spent his life in service working for justice& equality. He’s not just our friend, but a hero who stood up for Kosova in difficult times.

We know he’s not feeling well right now, but he’s a fighter& we want to let him know that we are thinking& praying for him. pic.twitter.com/6OvWJIuz50

— Albin Kurti (@albinkurti) February 27, 2021

Dole u diagnostifikua me kancer të mushkërive në fazën e IV.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti senatori bob dole albin kurti senatori bob dole

Sondazh

Poll