Bota

Sërish sulme të armatosura në Nigeri, dyshohet se 300 nxënës janë rrëmbyer

26 Shkurt 2021, 10:38 Nga DOSJA
Sërish sulme të armatosura në Nigeri, dyshohet se 300

NIGERI-Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në rajonin veri-perëndimor të Zamfara. Sipas BBC, një mësues ka thënë se të paktën 300 studentë nuk janë parë më, pas një sulmi ditën e sotme nga disa persona të armatosur.

Sulmi është konfirmuar nga një zëdhënës i guvernatorit të shtetit, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje.

Bandat e armatosura shpesh kanë rrëmbyer nxënës shkolle. 42 persona, përfshirë 27 studentë, u rrëmbyen javën e kaluar në shtetin qendror të Niger dhe ende nuk janë liruar.

Në dhjetor, më shumë se 300 djem u rrëmbyen nga persona të armatosur dhe më vonë u lanë të lirë pas negociatave.

Sulmi i ditës së sotme, ndodhi në orën 01:00 me kohën lokale, kur një grup i armatosur arriti në Shkollën e Mesme të Vajzave të Qeverisë në qytetin Jangebe me automjete dhe motorë. Disa nga personat e armatosur ishin veshur si forca qeveritare të sigurisë, sipas disa dëshmive.

(k.a/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nigeri rrembehen disa femije ne nigeri nigeri rrembehen disa femije ne nigeri

Sondazh

Poll