Bota

Aksioni i policisë së Kosovës/ 11 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë dalin sot para Gjykatës

26 Shkurt 2021, 08:46 Nga DOSJA
Aksioni i policisë së Kosovës/ 11 zyrtarët e Ministrisë

KOSOVË-Njëmbëdhjetë personat e arrestuar gjatë operacionit “Subvencioni 2021” kanë dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Gazeta Express, seanca ishte paralajmëruar të nis në orën 9:00 dhe nuk do të jetë e hapur për mediat. Gjykatësi do të jetë Naser Foniqi.

Të mërkurën policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, lidhur me ryshfete në subvencionet. Gjatë operacionit u arrestuar 11 persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të arrestuarve.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe është liruar në procedurë të rregullt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksioni i policise se kosoves aksioni i policise se kosoves

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 08:21

SHBA- Qarkullimi i Oqeanit Atlantik që mbështet rrymën e Gjirit, sistemi i motit që sjell mot të ngrohtë dhe të butë në Evropë, është në nivelin më të dobët në ...