Bota

Shkeli karantinën dhe takoi të fejuarën, britaniku dënohet në Singapor me dy javë burg dhe gjobitet me 753 dollarë

26 Shkurt 2021, 09:14 Nga DOSJA
Shkeli karantinën dhe takoi të fejuarën, britaniku dënohet

BRITANI E MADHE-Një shtetas britanik është dënuar me dy javë burg dhe gjobitur me 753 dollarë, pasi ka shkelur një urdhër për karantinë në Singapor.

Sipas The Guardian, Nigel Skea është britaniku i parë që burgoset për shkeljen e rregullave të koronavirusit ne Singapor.  Skea u largua nga dhoma e tij në Ritz-Carlton, Millenia Singapore, tre herë në muajin shtator, duke mos mbajtur maskë.

Në një nga rastet, ai u fut në një dhomë që e fejuara e tij nga Singapori kishte rezervuar  dhe kaloi nëntë orë me të. Ai u paraqit në gjykatë bashkë me Agatha Maghesh Eyamalai, me të cilin ai është martuar. Eyamalai u deklarua fajtor si bashkëpuntore me Skean. Ajo u dënua me një javë burg.

Gjykatësi i rrethit Jasvender Kaur tha se dënimet kishin për qëllim të dërgonin një “mesazh të qartë” se kufizimet duhej ndjekur.

Që prej fillimit të pandemisë në Singapor janë shënuar 59,900 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 29 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci në botë/ Regjistrohen mbi 113 mln njerëz të infektuar dhe mbi 2.5 mln të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota agatha maghesh eyamalai nigel skea agatha maghesh eyamalai nigel skea

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 08:21

SHBA- Qarkullimi i Oqeanit Atlantik që mbështet rrymën e Gjirit, sistemi i motit që sjell mot të ngrohtë dhe të butë në Evropë, është në nivelin më të dobët në ...