Bota

Presidenti francez Macron flet për vaksinimin: Po të më ofrohet AstraZeneca do ta marrë

26 Shkurt 2021, 07:55 Nga DOSJA
Presidenti francez Macron flet për vaksinimin: Po të më ofrohet

FRANCË-Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nëse do t’i ofrohej vaksina e  Oxford / AstraZeneca Covid-19 ai do ta merrte, duke u shprehur se ajo është provuar që është efektive.

“Në funksion të studimeve më të fundit shkencore, efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është provuar. Radha ime do të vijë, por unë kam kohë. Nëse kjo është vaksina që më është ofruar, unë do ta bëj, sigurisht,”-ka thënë ai

Macron në fillimi të këtij viti është shprehur se vaksina AstraZeneca, është pothuajse jo efektive për personat mbi 65 vjeç, duke shkaktuar shqetësime në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ai ka thënë se AstraZeneca nuk kishte arritur të përmbushte objektivat e saj të shpërndarjes dhe se udhëheqësit e BE po bënin presion mbi kompaninë anglo-suedeze.

“Ne u thamë atyre, ju nuk keni qenë serioz në lidhje me zotimet që keni bërë, sepse nuk i keni përmbushur ato. Ne po u bëjmë presion atyre në mënyrë që të përmbushet një kalendar i saktë.”

Po ashtu, Macron ka folur dhe për “pasaportat e vaksinave”, që janë sugjeruar së fundmi, ai i ka quajtur ato një ide jo e mirë, pasi do të penalizojë grupmoshat e reja që nuk kanë marrë vaksinat të mos kenë mundësi të udhëtojnë.

Dy ditë më parë AstraZeneca ak njoftuar se pret të dorëzojë më pak se gjysmën e vaksinave Covid-19 që ishte kontraktuar për të furnizuar në Bashkimin Evropian në tremujorin e dytë.

Lajmi kryesor:Bilanci në botë/ Regjistrohen mbi 113 mln njerëz të infektuar dhe mbi 2.5 mln të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emanuel macron france emanuel macron france

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 06:20

SHBA ndërmerr goditje ajrore në Siri

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni....

Bota 26 Shkurt 2021, 06:18

Navalni transferohet në një burg jashtë Moskës

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarë...