Bota

E para në Evropë/ Bullgaria do të vaksinojë si grupe prioritare dhe personat deri në 20 vjeç

26 Shkurt 2021, 07:30 Nga DOSJA
E para në Evropë/ Bullgaria do të vaksinojë si grupe

BULLGARI-Bullgaria ka njoftuar javën e kaluar, se do të shpërndaj dozat e vaksinave për të gjithë popullsisë, pas mbarimit të vaksinimit të një grupi të vogël të personave prioritar, duke shkaktuar kështu radhë në spitale.

Sipas The Guardian, më pak se një e treta e personave prioritar kanë marrë deri më tani vaksinat, duke filluar prej muajit dhjetor. Ndërkohë, Bullgaria mund të vaksinojë dhe disa persona deri më 20 vjeç, që do të bëhen të para në Evropë që marrin vaksinën AstraZeneca.

Vendimi për të hequr listat e saj origjinale të përparësisë erdhi pasi Bullgaria regjistroi shkallën më të ulët të vaksinimit në BE, kryesisht për shkak të shqetësimeve për efektet anësore dhe mosbesimit në rritje ndaj qeverisë dhe institucioneve të saj.

Deri më sot, më shumë se 15,100 Bullgarë nën moshën 65 vjeç,  kryesisht në të 30-at dhe 40-tat e tyre, kanë marrë dozën e tyre të parë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Në total ka pasur 355,000 njerëz në dy grupet e para me përparësi, të cilat përfshinin mjekë, infermierë dhe mësues. Por nga ky numër, më pak se 100,000 zgjodhën të vaksinoheshin.

Që prej fillimit të pandemisë në Bullgari janë shënuar 243,946 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 10,079 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci në botë/ Regjistrohen mbi 113 mln njerëz të infektuar dhe mbi 2.5 mln të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 06:20

SHBA ndërmerr goditje ajrore në Siri

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni....

Bota 26 Shkurt 2021, 06:18

Navalni transferohet në një burg jashtë Moskës

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarë...