Bota

“Vrau burrin, pasi abuzoi me të dhe vajzat”/ Gruaja në Iran vdes pak minuta para se të ekzekutohej, autoritet ven

23 Shkurt 2021, 21:16 Nga DOSJA
“Vrau burrin, pasi abuzoi me të dhe vajzat”/ Gruaja në

IRAN-Një grua që vdiq nga një sulm në zemër duke pritur momentin e ekzekutimit të saj është varur vetëm për t’u parë nga nëna e viktimës.

Sipas Thetimes, gruaja e quajtur, Zahra Ismaili, ishte dënuar për vrasjen e burrit të saj, megjithëse Omid Moradi, avokati ka thënë se ai kishte abuzuar me të dhe me vajzën dhe ajo e kishte vrarë për t’u mbrojtur.

Moradi ka thënë se ajo ishte duke pritur në radhë pas 16 burrave dhe u detyrua të shikonte se si ata u varën. Më pas ajo vdiq nga një sulm në zemër.

Sidoqoftë, sipas Moradit, ajo ishte varur gjithsesi në mënyrë që nëna e burrit të saj të mund të mund të shkelmonte karrigen nën këmbët e pajetë të Zahras.

Sakaq, sipas standardeve iraniane, ekzekutimi masiv i 17 personave në një ditë është i pazakontë. Ndërsa, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara kanë raportuar  233 ekzekutime në Iran, midis tyre tre adoleshent.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekzekutimi i zahra ismaili omid moradi zahra ismaili ekzekutimi i zahra ismaili omid moradi zahra ismaili

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 19:06

MAQEDONIA E VERIUT-Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar vendin e vogël të Ballkanit të marrë vak...