Fiskalizimi, deri tani janë lëshuar 107 mijë fatura elektronike
Një muaj e gjysmë nga fillimi i procesit të fiskalizimit mes subjekteve private dhe enteve publike (Deri më datë 18.02.2021) janë lëshuar 107.185 fatura elektro...
Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte kulmi i investimeve në rrugën e Kombit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shuma prej rreth 738 milionë eurosh shkoi për financimin e 1855 projekteve nga rreth 2600 që ishin planifikuar për financim. Por siç shihet nga të dhënat pjesa më e madhe e fondeve 61 miliardë lekë ose 65 për qind e totalit të fondeve të shpenzuara shkuan për financimin e 100 projekteve më të mëdha, të cilat përfaqësojnë frontet e rindërtimit për shkollat dhe banesat e prishura nga tërmeti, për koncesionet dhe për financimin e disa akseve rrugorë të tilla, si rruga Kardhiq-Delvinë, rruga e Lumit të Vlorës, Unaza e re etj.
Projekti që ka marrë financimet më të mëdha më 2020 është ndërtimi i by Pass të Fierit me 3,5 miliardë lekë.
Projekti i dytë më i madh për nga financimi në vitin 2020 është rindërtimi i banesave individuale me një financim prej 3.2 miliardë lekë ose 64 për qind e planit të vitit që kishte planifikuar 5,1 miliardë lekë financime në këtë projekt. Ministria e Financave raportoi se gjatë vitit 2020 ishin përdorur gjithsej 16.7 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit, nga 28 miliardë lekë që ishin planifikuar për këtë vit.
Projekti i tretë më i madh ishte rindërtimi i objekteve arsimore në zonat e dëmtuara nga tërmeti me mbi 3 miliardë lekë të shpenzuara. Ky zë ka regjistruar tejkalim pasi për objektet arsimore më 2020 ishin planifikuar vetëm 621 milionë lekë.
Projekti i katërt më i madh ishte ndërtimi i rrugës Kardhiq -Delvinë me 3 miliardë lekë financime, teksa në planin buxhetor të vitit ishin planifikuar jo më shumë se 1,1 miliardë lekë.
Projekti i pestë më i madh që ka marrë financime nga buxheti është koncesioni i rrugës së Arbrit me 2,5 miliardë lekë duke konsumuar 100 për qind të financimit të planifikuar për vitin buxhetor 2020. Të katër kontratat koncensionare të përfshira në listën e investimeve, ku përveç rrugës së arbrit janë inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe subvencioni i Rrugës së Kombit u financuan me 4,6 miliardë lekë ose 37 milionë euro duke realizuar 100% të planit vjetor.
Projekti i 6-të më i madh ishin shpronësimet me mbi 2 miliardë lekë dhe projekti i shtatë më i madh që u financua më 2020 ishte projekti për rehabilitimin e Lumit të Vlorës me 1,9 miliardë lekë financime. Për këtë projekt nuk ishin parashikuar fonde më 2020.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave deri në fund të 11-mujorit 2020 u shpenzuan 63.9 miliardë lekë në projektet e investimeve, ndërsa gjatë dhjetorit u akorduan mbi 30 miliardë lekë të tjera ose një e treta e investimeve të alokuara.

Marre nga Monitor
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një muaj e gjysmë nga fillimi i procesit të fiskalizimit mes subjekteve private dhe enteve publike (Deri më datë 18.02.2021) janë lëshuar 107.185 fatura elektro...
Pas 43 ditësh i izoluar totalisht Obotit ka dalë nga izolimi prej përmbytjeve. Tani do përballen me fazën e dytë atë të rikuperimit të dëmeve. Me shpresë se mun...
Një 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës jo vetëm sepse ka braktisur të miturit, duke i lënë në mëshirë të fa...
TIRANË– E përditshmja ArabNews i ka kushtuar një artikull situatës së pandemisë në vendin tonë, rregullave anti-COVID si dhe ndikimit që kanë mbi muajin e ...
TIRANË– Nisja e zbatimit të ligjit për monitorimin e qarkullimit apo siç njihet gjerësisht fiskalizmi në fillim të këtij viti për faturat elek...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat në pikat elektronike të shitjes kanë shënuar një rritje domethënëse me 17% krahasuar me një vit më parë.Pas...
Pas përjashtimit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import, të jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo ...
Stoku i borxhit publik arriti mbi 1,2 trilionë lekë në fund të vitit 2020 dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shënoi 77.8%. Sipas të dhënave zyrtare ng...
Nga Ola Mitre17 nëntorin e vitin 2020, teksa kryente një inspektim rutinë në Qendrën Shëndetësore Nr. 4 në kryeqytet, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirl...