Ekonomi

23 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA

TIRANË– Të moshuarit duket se nuk e kanë pritur mirë vendimin e qeverisë për vaksinimin selektiv të personaliteteve. Në prononcime të shkurtra për “AbcNews”, ata kanë shprehur se jeta është e barabartë dhe të gjithë kanë të drejtë të vaksinohen për t’u mbrojtur nga pandemia e COVID-19.

PJESË NGA INTERVISTAT: 

-Unë jam mbi 80 ku të ankohem unë, nga t’ja gjej radhën që ta bëj vaskinën? Jam i interesuar ta marr.

-Na kanë thënë kur të vijë radha, kur të planifikohet

-Unë nuk jam personalitet, jam pensionist moshatar. Kur të më thonë do e bëj.

-S’kemi vajtur tek mjeku i familjes së s’kanë mbaruar ata të shkëlqyerit. Në kohë të Turqisë thoshin “Rroftë sultan Ahmeti, si i bardhi dhe evgjiti”, tani ka ‘të shkëlqyer’.

-Duhet të ketë barazi, njeri është ai, njeri jam dhe unë. Unë kam qenë arkëtare, më kanë dalë sytë me shifra.

-Njerëzit njëlloj e kanë jetën, ata e kanë kaluar bukur, por në me vuajtje.

Të moshuarit mbi 80 vjeç sipas ministres së Shëndetësisë do të njoftohen se kur do të marrin vaksinën anti-COVID nga mjeku i familjes. Ky i fundit do të planifikojë radhën e tyre duke u bazuar tek grupmosha dhe sëmundjet shoqëruese.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale

Sondazh

Poll

Ekonomi 22 Shkurt 2021, 07:06

Arbitrazhet, dëmi potencial 450 milionë euro

SHQIPËRI– Arbitrazhet kanë filluar të mbijnë si kërpudhat pas shiut për shtetin shqiptar, në gjykatat ndërkombëtare. Më shumë sesa si luftë me biznes...