Fiskalizimi, deri tani janë lëshuar 107 mijë fatura elektronike
24 Shkurt 2021, 06:29Nga DOSJA
Një muaj e gjysmë nga fillimi i procesit të fiskalizimit mes subjekteve private dhe enteve publike (Deri më datë 18.02.2021) janë lëshuar 107.185 fatura elektronike e-invoice dhe fatura me para në dorë për 1.350 tatimpagues.
Nga kjo shifër, numri i faturave të lëshuara ndaj Enteve Publike është 9.371 ndërsa 514 është numri i faturave të lëshuara ndaj subjekteve private.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për procesin e Fiskalizimit, i cili ka nisur më datë 1 Janar 2021, për të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike, ose ndryshe B2G, do të publikojë çdo javë të dhënat e përditësuara për disa pika të këtij procesi.
Shifrat, të cilat do të publikohen në mënyrë periodike përfshijnë numrin e trajnimeve të zhvilluara apo numrin e subjekteve të trajnuara, numrin e faturave elektronike të lëshuara, takimet me shoqatat të ndryshme biznesi, kontabilistë, grupe të veçanta interesi etj.
Përsa i përket raportit përmbledhës për zhvillimin e trajnimeve deri më datë 22.02.2021, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të bëjë me dije se janë trajnuar 1252 Ente Publike, 9440 subjekte si dhe 790 Kontabilistë, me një total trajnimesh prej 11.482.
Takim në nivel teknik me palët e interesit:
Me qëllim qartësimin e tatimpaguesve, zgjidhjen e problematikave që ata mund të kenë edhe pas implementimit të Fiskalizimit, janë organizuar takime të përjavshme me shoqata të ndryshme biznesi, kontabilistë, grupe të veçanta si transporti, exchange, farmaceutika etj.
Gjithashtu më datë 1 Mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë një fushatë në terren, ku do të zhvillojë takime me bizneset e vogla, duke i vendosur në dispozicion çdo material dhe informacion të nevojshëm tatimpaguesve në lidhje me Fiskalizimin, me synim ofrimin e asistencës, për këtë reformë shumë të rëndësishme, si për Administratën Tatimore dhe gjithë tatimpaguesit.
Marre nga Monitor
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Pas 43 ditësh i izoluar totalisht Obotit ka dalë nga izolimi prej përmbytjeve. Tani do përballen me fazën e dytë atë të rikuperimit të dëmeve. Me shpresë se mun...
Ekonomi23 Shkurt 2021, 16:20
TIRANË– Të moshuarit duket se nuk e kanë pritur mirë vendimin e qeverisë për vaksinimin selektiv të personaliteteve. Në prononcime të shkurtra për ...
Një 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës jo vetëm sepse ka braktisur të miturit, duke i lënë në mëshirë të fa...
TIRANË– E përditshmja ArabNews i ka kushtuar një artikull situatës së pandemisë në vendin tonë, rregullave anti-COVID si dhe ndikimit që kanë mbi muajin e ...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat në pikat elektronike të shitjes kanë shënuar një rritje domethënëse me 17% krahasuar me një vit më parë.Pas...
Pas përjashtimit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import, të jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo ...
Stoku i borxhit publik arriti mbi 1,2 trilionë lekë në fund të vitit 2020 dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shënoi 77.8%. Sipas të dhënave zyrtare ng...
Nga Ola Mitre17 nëntorin e vitin 2020, teksa kryente një inspektim rutinë në Qendrën Shëndetësore Nr. 4 në kryeqytet, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirl...
Fenomeni i përqendrimit të shpenzimeve publike në tremujorin e fundit të vitit është përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, kur qeveria ka alokuar çerekun ...