Rama i kërcënoi me gjoba, Shoqata e Biznesit: BOLL MË me kërcënime histerike të tipit diktatorial!
23 Shkurt 2021, 20:49Nga DOSJA
TIRANË– Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, pas deklaratës së këtij te fundit se do të ndëshkohen rëndë të gjithë bizneset që lejojnë aktivitete politike në subjektet e tyre private.
Në në një shënim në rrjetet sociale, shoqata shkruan se nuk do të lejojë më raprezalje, kërcënime nga ana e kryeministrit
Shkrimi i plotë:
‘Të nderuar miq kolegë dhe anëtarë të shoqatës të biznesit .
Kryeministri në një bashkë bisedim me gazetarët në dt. 22.2.2021 para lajmëroi :
Të gjith biznesin pa përjashtim se nuk duhet të lejojne aktivitete politike në subjektet e tyre private ndryshe do të ndëshkoheni rëndë !
Kështu deklaroi ai ????.
Epo mirë o shoku,zoti,nalt madhni na i shpjego se si mundet ti dallojmë ne biznesi se bindjesh politike kanë qytetarët që hynë e dalin në lokalet tona ???? !
A ka qeveria juaj ndonje instrument të tillë ????!
Po paralajmërojmë publikisht se BOLL MË me kërcënime reprezalje, gjoba, selektivitet dhe hakmarje ndaj biznesit i cili po lufton për mbijetesë për të paguar taksat lokale dhe qendrore por dhe gjithë detyrimet e tjera të cilat janë të shumta, plus një periudhë nga më të vështirat për shkak të situatës së virusit COV 19 që ka gjunjëzuar gjithë biznesin.
BOLL MË me kërcënime histerike të tipit Diktatorial se biznesi ka ndërruar shumë qeveri dhe kryeministra.
Këto reprezalje, frikesime, hakmarrje primitive nuk ju shkojnë më?
Ditët tuaja po mbarojnë. Tash dhe tutje biznesit nuk ja ndien se çfar ju thoni.
Ju nuk e mposhtni dot biznesin e Shqipërisë.
As me gjoba dhe me asgjë tjetër.
Ndaloni marrëzinë tuaj primitivë.
Çfarëdo që të bëni jeni të përkohshem e ndërsa biznesi do të jetë i përjetshëm.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur emrat e protagonistëve të përfshirë në plagosjen e dyfishtë në Durrës. Mësohet se autori është 45-vjeçari i identifikua...
DURRËS– Policia e Durrësit ka publikuar njoftimit zyrtar për plagosjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin bregdtear. Në njoftim thuhet ...
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se fillimisht dy fqinjë janë ...
TIRANË– Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka bërë të qartë se nuk do të ketë lirim. E ftuar në “Radar”, Tomini tha se për dy ditë, komi...
TIRANË– Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore është përgjigjur zyrtarisht pas lajmit të publikuar në Dosja.al, se një prej të vaksinuarve ditën e sotme isht...