Bota

Prokuroria në Kosovë his hetimin për dhunimin e Nikolla Rashiç

23 Shkurt 2021, 12:01 Nga DOSJA
Prokuroria në Kosovë his hetimin për dhunimin e Nikolla

KOSOVË- Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për dhunimin e djalit të politikanit serb në Kosovë  Nenad Rashiç, Nikolla. Insajderi shkruan se deri tani janë arrestuar 7 persona të cilët janë nën hetim dhe se pritet që prokurori i çështjes të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatë persona të dyshuar të moshës madhore dhe një i mitur për veprën penale ‘Pjesëmarrje në rrahje’. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit. Ndërsa, pritet që prokurori i rastit të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nikolla Rashiç u sulmua ditën e djeshme nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott, dhe ai italian Nicola Orlando.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhunohet nikolla rashiç nenad rashiç prokuroria e kosoves dhunohet nikolla rashiç nenad rashiç prokuroria e kosoves

Sondazh

Poll