Bota

Si u arrestua bashkëshortja e bossit të drogës? Spiuni zbuloi se 31-vjeçarja kishte organizuar arratisjen e El Chapo, plani

23 Shkurt 2021, 11:31 Nga DOSJA
Si u arrestua bashkëshortja e bossit të drogës? Spiuni zbuloi se

SHBA– Gruaja e Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, është arrestuar në aeroportin e Uashingtonit në SHBA nën akuzën e trafikut të drogës.

Sipas ‘Daily Mail’, ka qënë një informator ai që ka akuzuar 31-vjeçaren se kishte planifikuar arratisjen e të shoqit nga burgjet e Meksikës, plan që kushtoi 3 milionë dollarë.

Ajo u arrestua të hënën në operacionin më të madh kundër karteleve nga administrata e Joe Biden. Emma pritet të dalë përpara gjykatës të martën, e akuzuar se ka trafikuar drogë nga viti 2014 deri në vitin 2017, kur i shoqi u ekstradua për në SHBA.

Ajo akuzohet se e ndihmoi të shoqin 63-vjeçar të arratisej përmes një tuneli nga burgu Altiplano në Meksikë në vitin 2015. Një informator tha se ajo i dha 2 milionë dollarë kreut të burgjeve në Meksikë për transferimin e të shoqit në një burg ku mund të arratisej. 1 milionë dollarë të tjera shkuan për operacionin e arratisjes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emma coronel aispuro emma coronel aispuro

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 10:22

NASA publikon pamje të tjera nga Marsi 

NASA ka publikuar disa pamje të reja të marra nga Marsi. Dailymail shkruan se videoja fillon në momentin e lëshimit të parashutës së anijes kozmike deri në mome...