Art&Argëtim

‘Shpirti i protestës’, Rudi Erebara vendos shkronjat e arta tek Teatri Kombëtar

7 Maj 2019, 18:50 Nga DOSJA
‘Shpirti i protestës’, Rudi Erebara vendos shkronjat e arta tek

Artistët të përkrahur nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh por edhe ish-deputetë të opozitës, vendosën shkronjat e hequra në godinën e Teatrit Kombëtar.

Vendosjen e shkronjave të reja në godinën e Teatrit kombëtar, e mori përsipër shkrimtari Rudi Erebara, i cili gërmën e parë, “R”-në, e vendosi me anë të shkallëve, e më pas të tjerat, hipur në një makinë me vinç. Nën duartrokitje dhe ovacione, Erebara i vendosi të gjitha shkronjat njëra pas tjetërs, ndërsa në një prononcim tha: “Është një arritje shumë e madhe edhe i tregojmë qeverisë dhe të gjithë këtyre hajdutëve të natës, se nuk fitojnë dot me ne, e kanë të humbur. Kjo është një luftë e cila sapo ka filluar dhe do ta shihn se ku do të shkojmë. Duhet të mbledhin mendjen e kokës dhe të ikin. Rama ik, bashkë me Erionin dhe të gjithë qentë e tjerë. Ne jemi e kundërta e ligjit 7501, ne po vendosim sinorët, po mbrojmë historinë tonë.

Unë e kisha me kënaqësinë më të madhe të vendosja germat, edhe meqë më jepet durësh, kështu që ju faleminderit shumë”.

Dosja.al sjell për të gjithë ju disa nga momentet më të bukura nga vendosja e shkronjave të Teatrit Kombëtar, nga shkrimtari Rudi Erebara.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture rudi erebara teatri kombetar vendosen shkronjat tek teatri kombetar rudi erebara teatri kombetar vendosen shkronjat tek teatri kombetar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2019, 13:57

Nexhmije Pagarusha feston sot 86-vjetorin e lindjes

Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës dhe skenës shqiptare feston sot ditëlindjen e 86-të. Këngëtarja ka lindur më 7 maj 1933 në Kosovë, njihet ndryshe si mbretër...