Aktualitet

Kush e vrau Armando Beqirin? Shqiptari ia ‘bën vetes’, la shenja gishtash tek arma, pse dyshohet si ‘killeri’ nga Polic

22 Shkurt 2021, 21:12 Nga DOSJA
Kush e vrau Armando Beqirin? Shqiptari ia ‘bën vetes’, la

ISLANDË– Shqiptari është i dyshuari kryesor për vrasjen e 33-vjeçarit, Armando Beqirit në pragun e shtëpisë në Rauðagerði të Islandës. Sipas burimeve të Fréttablaðið, shqiptarit që ende nuk është identifikuar i janë gjetur gjurmë gishtash në një armë zjarri që ndodhej në banesën e tij.

“Ne kemi sekuestruar sende të ndryshme gjatë hetimit të çështjes dhe mendojmë se e dimë me cilën armë kanë qëlluar mbi Beqirin,“-tha Margeir Sveinsson, shefi i Policisë që po udhëheq hetimin për vrasjen në Rauðagerði.

Të njëjtat burime për median vendase bëjnë me dije Policia ka sekuestruar armë zjarri dhe disa automjete që dyshohet se janë përdorur për ngjarjen, përfshirë edhe makinën Range Rover në pronësi të islandezit, Anton Kristinn.

Deri më tani për vrasjen e shqiptarit nga Tepelena janë prangosur 9 persona, nga 7 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Islandën. Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll