Art&Argëtim

Sot, 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

20 Shkurt 2021, 07:29 Nga DOSJA
Sot, 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

TIRANË– Sot shënohen 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Rrëzimi i bustit të Hoxhës më 20 Shkurt 1991 është padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

Busti u rrëzua në një kohë kur vendi ndodhej në një situatë të rënduar politike. Kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri më 31 mars 91.

Revolta popullore kishte nisur që me protestat e studentëve me fund të dhjetorit për t’u shpërndarë më pas në çdo qytet të Shqipërisë. Rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe po shpërndahej me shpejtësi në gjithë vendin.Një natë para shembjes së bustit në qendër të Tiranës një grup i madh studentësh vendosën të hyjnë në grevë urie, duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH ndër të cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur 20 shkurt 1991 30 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit 20 shkurt 1991 30 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit

Sondazh

Poll