Art&Argëtim

“Parameno me kap naj ministri”/ E paragjykuan për lidhjen me futbollistin, Adriana Matoshi s’ua përton ndjekësve: O mje

19 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA

KOSOVË– Aktorja shqiptare dhe një kohësisht garuese në krah të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Adriana Matoshi u është përgjigjur të gjithë ndjekësve të saj, të cilët e kanë zgjedhjen e saj në dashuri.

Ka qenë miku i Matoshit, Don Pifqi, ai që ka postuar një foto të aktores duke i uruar suksese në politikë. Por komentuesit në këtë foto, shkruajnë se nuk e imagjinojën dot që një si aktorja, mund të udhëheqë edhe vendin.

“Paramendoni kjo me udhëheq naj Ministri, paaa po më dhimet vendi im, tuli qysh rri qyrrajke me hy në Parlemtn, duhen njerëz me shkollë, ej”- shkruan një nga komentuesit.

Këto replika, kanë nxitur edhe reagimin e Matoshit. Në komentin e saj, aktorja sqaron se dashuria nuk është vetëm seks, por që njerëzit flasin vetëm për këtë gjë, pasi është pikërisht kjo gjë ajo që ju mungon më shumë.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe,”- shkruan Matoshi në komentin e saj.

Aktorja është duke shijuar prej muajsh lidhje me futbollistin afrikan. Ajo është nënë e katër fëmijëve dhe pasi i dha fund martesës 15-vjeçare me ish-bashkëshortin, u njoh me futbollistin 21-vjeçar Keith Qwen Groenveld.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adriana matoshi adriana matoshi

Sondazh

Poll