Bota

Gruaja e prezantuesit të ndjerë amerikan Rush Limbaugh trashëgon vilën 51 mln dollarë

19 Shkurt 2021, 13:29 Nga DOSJA
Gruaja e prezantuesit të ndjerë amerikan Rush Limbaugh trashëgon

SHBA-E veja e prezantuesit të njohur amerikan Rush Limbaugh, Kathryn, do të trashëgojë pronën prej 51 milion dollarësh në Palm Beach, të cilin ai e kishte shtëpinë e tij të përhershme pasi u largua nga New York City në 2010.

Sipas DailyMail, Limbaugh, vdiq të mërkurën në moshën 70 vjeç pas një beteje njëvjeçare me kancerin e mushkërive. Vilën në fjalë ai e kishte blerë si shtëpi pushimi në 1998 për vetëm $3.98 milionë dollarë.

Prona tashmë ka një vlerë 13 herë më të madhe dhe ishte gruaja e tij 44-vjeçare që e transformoi atë kur ata u vendosën aty përgjithmonë. Çifti shtoi tre struktura shtesë në shtëpi, pasi bleu tokën përreth.

Gjithashtu, prezantuesi i njohur ishte vendosur në Florida në 1988, afër mikut të tij Donald Trump, për të nisur një karrierë të re, pas një rritjeje të konsiderueshme takash në New York.

Limbaugh nuk ka fëmijë. Ende nuk dihet nëse ndonjë nga ish-gratë e tij do të trashëgojë pasurinë e tij, apo do ti marrë të gjitha Kathryn, gruan e tij për 11 vitet e fundit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kathryn rush limbaugh kathryn rush limbaugh

Sondazh

Poll