Politike

“Ka një përqindje jo të vogël të elektoratit shqiptar që ndryshon votën”/ Artan Hoxha: Sa i mundshëm është

18 Shkurt 2021, 22:21 Nga DOSJA
“Ka një përqindje jo të vogël të elektoratit

TIRANË- Pas 8 viteve të qeverisjes së majtë të Partisë Socialiste, opozita synon që të realizojë rrotacionin politik. Por sa e mundshme është kjo, duke pasur parasysh që në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike humbi një pjesë të votuesve të cilët nuk dolën për të votuar.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, analisti Artan Hoxha u shpreh se humbja e votave të PD-së në vitin 2017 tregoi një fluiditet brenda së djathtës.

Ai ka shtruar pyetjen nëse i njëjti fenomen mund të ndodhë edhe brenda Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. E në këtë aspekt, duke iu referuar historisë, ai nuk e përjashton një tezë të tillë.

“A ka mundësi që të ketë fluiditet majtas? Po ti hyjmë dhe më përpara zgjedhjeve, kemi parë dhe fluiditet majtas, kështu që gjërat nuk janë të ngrira. Ka një përqindje jo të vogël të elektoratit shqiptar që ndryshon votën, i përshtatet kohës ose për çështje fryme ose për çështje pragmatizmi individual, e lëviz votën”, u shpreh analisti Artan Hoxha.

Marrë nga: Tvklan

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll