Art&Argëtim

“Jam e lodhur nga njerëzit që më prekin flokët”, Britney Spears zbulon pse rruajti kokën në 2017-tën, ish-partneri nu

18 Shkurt 2021, 17:59 Nga DOSJA
“Jam e lodhur nga njerëzit që më prekin flokët”,

SHBA– Këngëtarja Britney Spears ka treguar arsyen se përse qethi flokët në vitin 2017, veprim i cili bëri shumë bujë në rrjet.

Spears qethi flokët me makinë rroje në një sallon flokësh pasi ish-partneri i saj, Kevin Federline, nuk e lejoi të shihte dy fëmijët e tyre, Sean dhe Jayden.

Pasi preu flokët, ylli i muzikës  shkoi në studion e tatuazheve Body and Soul Tattoo, ku i tregoi gjithçka Emily Ëynee-Hughes.

Thjesht nuk dua askënd që të më prekë kokën, s’dua që të më prekin flokët. Jam e lodhur nga njerëzit që më prekin flokët,”- tha ajo artistes së tatuazheve.

Incidenti i rruajtjes së flokëve ndodhi pasi ajo doli nga qendra e rehabilitimit në Antigua. Ajo shkoi në shtëpinë e Kevin dhe i kërkoi të shihte djemtë e tyre, por ai nuk pranoi.

Pas veprimit te saj, këngëtarja u vendos nën kujdestarinë e të atit, Jamie, i cili kontrollonte financat dhe jetën e saj personale.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz britney spears britney spears

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2021, 17:04

SHBA– Rihanna u shfaq në një pozë pa bluzë, vetëm me bizhuteri ndërsa ‘ndezi’ rrjetin me pëlqime e komente të shumta.Këngëtarja reklamoi të shkurtrat saten të k...