Aktualitet

U shpall i pafajshëm! Vrau të bijën dhe dhëndrin natën e Vitit të Ri, tentoi vetëvrasjen, gjykata lë në burg shqiptarin

18 Shkurt 2021, 07:28 Nga DOSJA
U shpall i pafajshëm! Vrau të bijën dhe dhëndrin natën

AUSTRALI– Shqiptari Osman Shaptafaj është shpallur fajtor për vrasjen e dyfishtë të vajzës dhe të dhëndrit të tij, në Australi, më 31 dhjetor të 2019.

Fillimisht ai u shpall i pafajshëm nga gjykata pasi rezultoi me probleme mendore mirëpo duket se vendimi është rishikuar dhe një herë nga autoritetet australiane.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar kur babai shqiptar Osman Shaptafaj qëlloi vajzën e tij 25 vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrin e tij Veton Musai, të dy të martuar prej një viti. Pasi i mori jetën dy të rinjve, Osmani më pas qëlloi edhe veten më të njëjtën armë por pa mundur që të ndërrojë jetë. Ende nuk dihet se cili ka qënë shkaku që e ka detyruar babain që të kryejë aktin e vrasjes por dyshohet se nuk e ka pranuar dot largimin e saj. Miqtë e afërm u shprehën se kjo ishte hakmarrje ndaj nënës së 25-vjeçares.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet osman shaptafaj osman shaptafaj

Sondazh

Poll