Aktualitet

17 Shkurt 2021, 20:12 Nga DOSJA

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se është mjekuar në kushte shtëpie pas infektimit me Covid-19. I ftuar në “Open”, Pipero tha se ka lexuar në media që është mjekuar në Itali e Turqi dhe madje me ironi shtoi se kishte lexuar që ishte intubuar, por që sipas tij, asgjë nuk është e vërtetë.

“Kam dëgjuar që kisha ikur në Turqi urgjent, në Itali urgjent…madje në Itali kam shkuar i intubuar. E vërteta është se jam mjekuar në shtëpi. Nuk kam lëvizur nga Shqipëria. Për fat të keq nuk kisha as bashkëshorten në shtëpi, e kisha në Itali. Kështu që e kam kaluar me dy infermiere dhe me ndihmën e djalit,”- tha Pipero.  

I pyetur nga gazetarj Eni Vasili, se përse nuk u kishte përgjigjur telefonatave, Pipero tha se e ka pasur të vështirë të ruajë komunikimin me njerëzit.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Mediat kanë shkruar, por nuk mendoni se shkak në fakt u bëtë ju vetë, u zhdukët nga media, ekranet….madje nuk u jeni përgjigjur as telefonatave, përfshirë edhe mua që ju kam marrë, thjesht për t’ju pyetur nëse jeni mirë.

Pëllumb Pipero: E kam pasur të vështirë të ruaja komunikimin me njerëzit!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll