Insights

Bulizmi po vret! Zot m’i mbro fëmijët

6 Maj 2019, 19:36 Nga DOSJA
Bulizmi po vret! Zot m’i mbro fëmijët

Për bullizmin kam folur shpesh dhe jo vetem unë. Unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë kanë ndërtuar emisione dhe biseda të posaçme në ekran për këtë fenomen që vret fëmijët. Qëllimi im ka qenë një dhe i vetëm: t’u hapim sytë prindërve dhe femijëve se roli i insitucioneve nuk po duket gjëkundi!Sot u shenua viktima e radhës nga bullizmi. Një vajzë 17-vjeçare i dha fund jetës, duke konsumuar fostoksinë, për shkak se bashkëmoshatarët e bullonin, një djalë i moshës së saj e kërcënonte me foto e video.

Policia mori masa pas vdekjes së adoleshentes, duke arrestuar djalin. Një Zot e di ç’ka vuajtur ajo vajzë deri sa ka dhënë shpirt dhe një Zot e di c’po vuan nëna e saj tani që e bija nuk jeton më. A ndjeni përgjegjësi vallë? Me ju institicionet e kam! A ndjeheni të paktën keq që nuk parandaluat dot ikjen nga kjo jete te nje vajze te re qe bullohej? A e njihni ju kete fenonem apo beni sikur s’e njihni? A ishte në dijeni psikologui shkollës për ngjarjen? Po vetë shkolla? Po mësuesja kujdestare? Çfarë keni për t’i thënë asaj nëne që humbi vajzën në lule të rinisë?

Personalisht jam e tronditur. Djali im është në fillimet e adoleshencës dhe unë kam frikë si nënë, nga ajo që e pret jashtë dyerve të shtëpisë. Ka mbetur vetëm të bërtas mesa zë kam “Zot m’i mbro femijet”!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bulizmi ola bruko bulizmi ola bruko

Sondazh

Poll

Insights 3 Maj 2019, 20:32

10 urdhëresat… për gazetarët

TIRANË- Shkruan Lufti Dervishi për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.Ju nuk do të njihni Zot tjetër përveç të Vërtetës! Ju nuk do të adhuroni...