Insights

Dita e kthimit s’ishte e largët….mezi po prisnin për t’u treguar për Baltikun e vogël

6 Maj 2019, 17:16 Nga DOSJA
Dita e kthimit s’ishte e largët….mezi po prisnin për

Një Zot e di sesi do ta përballojë dhimbjen nëna e saj. Në ëndrrat e saj po numëronte ditët për ta takuar Zarifen, ndoshta edhe orët. Dita e kthimit nuk ishte e largët dhe mezi po e prisnin për t’u treguar për një vend të vogël atje, në Baltikun e largët ku e dërguan. Por qeshja e saj që sillte dritë në shtëpi nuk do jetë më. Ajo ra në minë, këmba, dora ose trupi i saj preku të paprekshmen, preku vdekjen. Kurajozja, trimja Zarife, me mision heroik. Minapastruesit janë trimat më të mëdhenj, ata luajnë përditë me vdekjen.

Që fëmijët e Lituanisë të mos rrezikojnë jetën shkoi Zarifja nga Tropoja. Zarifja sot është krenari dhe dhimbje. Ishte kaq e bukur dhe kaq e re për të vdekur. E dhimbshme në palcë të shpirtit! Nëpër filma flitet për Markon nga Tropoja. Në gazeta shkruhet për grabitësin nga Tropoja. Por dikush duhet të shkruajë për Zarifen nga Tropoja. Për Xipen e mirë…

Zarife, të qoftë i lehtë dheu! Prindërit e tu do të kujtojnë me dhimbje e dashuri për sa të jenë gjallë. E bashkë me ta e gjithë Shqipëria.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog ermal mulosmani vdekja e ushtarakes shqiptare ermal mulosmani vdekja e ushtarakes shqiptare

Sondazh

Poll

Insights 3 Maj 2019, 20:32

10 urdhëresat… për gazetarët

TIRANË- Shkruan Lufti Dervishi për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.Ju nuk do të njihni Zot tjetër përveç të Vërtetës! Ju nuk do të adhuroni...