Art&Argëtim

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Almeda dhe Tolga bëhen prindër, pamjet nga festa surprizë e Efehan(Foto)

6 Maj 2019, 10:54 Nga DOSJA

Dita e djeshme ishte padyshim një nga ditët më të lumtura në familjen e tyre. Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan janë bërë për herë të parë prindër të djalit të quajtur, Efehan. Ai erdhi në jetë ditë e parë të muajit të Ramazanit.

Sipas mediave turke, Almeda e ka sjellë në jetë djalin rreth orës 05:21 minuta të së dielës, vogëlushi peshon 3 kilogramë e 285 gramë dhe është 50 cm i gjatë.

Lajmi për ardhjen në jetë të Efehan e publikoi motra e Almedës, Ilda Abazi e cila në profilin e saj në Instagram postoi foton ku shkruante: “U bëra teze”. 

Menjëherë pas kësaj u publikuan pamjet e para nga festa e mirëseardhjes së djalit, detaje në ngjyrë blu, me emrin e vogëlushit në çdo cep të dhomës dhe simboli i elefantit, një nga kafshët e preferura të bebave të vegjël.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll