HARTA LIVE/ Shqipëria ‘ngrin’ pas dëborës, probleme në disa qytete, një grua ndërron jetë rrugës për spital! Zhbllo
15 Shkurt 2021, 07:01Nga DOSJA
SHQIPËRI– Vendi ynë po përballet me temperatura nën minus një ditë pas reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë. Ditën e sotme, raportohet për probleme në disa zona, ku situata është më e rënduar në veri, për shkak të problemeve me energjinë elektrike dhe me bllokimin nga dëbora në disa zona të thella. Një ngjarje e trishtë është regjistruar në fshatin Limjan në Dibër, ku një grua e moshuar ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa disa të rinj kanë tentuar të zhbllokojnë rrugën e bllokuar nga dëbora, që të mund të transportohej më shpejt. Sot moti në Dibër është përmirësuar falë rritjes së temperaturave. Ndërsa rruga e Arbrit në aksin Peshkopi-Klos mund të kalohet vetëm me zinxhirë.
Sakaq, situata është më e stabilizuar në qarkun e Kukësit. Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe rrugët nacionale të qytetit janë të kriposura. Rrugët që duhen kaluar me zinxhirë në Kukës janë ato rurale, ndërsa të bllokuara mbeten rrugët e fshatrave Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me njësinë administrative Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht njësinë administrative Ujmisht. Mungesa e energjisë elektrike vazhon në Shishtavec, Topojan, Leniq, Bytyç, Valbonë, dhe Kishaj.
Pas më shumë se 10 orë në pritje dhe acar është bërë e mundur hapja e një korsie në Doganën e Thafë-Thanës, ku kanë nisur të kalojnë makinat e para. Por autoritetet kanë lejuar të kalojnë makinat 4×4, dhe ende punohet me vetëm një korsi.
Situata paraqitet e normalizuar edhe në Kakavije. Pala greke ka lejuar kalimin e mauneve të para sapo moti është përmirësuar. Dhjetra maune qëndruan për më shumë se 48 orë në kufi për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Sipas parashikimit, edhe sot ...
POGRADEC– Trashësia e dëborës në zonën e Qafë Thanës ka bërë që makina të ‘zhduken’. Në fotot e publikuar nga Top-Channel, shihet që dëbora ka mbërritur m...
TIRANË– Ministrja për Arsimin, Evis Kushi ka bërë me dije se mësimi do të ijojë online për shkak të motit të keq. Në një shënim në faqen e saj në Fac...
POGRADEC– Edmond Spaho ka publikuar oamje nga Qafë Thana, aty ku prej orësh të tëra, janë dhjetëra qytetarë të bllokuar dhe presin në mes të dëborës. Krah...
SHQIPËRI– Moti i ftohtë e me tepmeratura të ulëta do të vijojë të përfshijë Shqipërinë, edhe për të paktën pesë ditët e ardhshme, sipas Meteoalb, e h...
POGRADEC– Qytetarët që kanë mbi gjashtë orë që presin në Qafë Thanë, kanë nisur të braktisin mjetet e tyre duke marrë rrugën me këmbë. Mësohet se tre maki...
TIRANË– Zëvendës ministri Etjen Xhafaj ka paralajmëruar përkeqësimin e motit në vend. Në një lidhje në Repoert Tv, Xhafaj tha se pas orës 18:00 do të rinis...
TIRANË– Siç dihet moderatori i njohur Ardit Gjebrea është infektuar me Covid-19 dhe për shkak të sëmundjes ai e ka prezantuar emisionin “E Diela Shq...