Aktualitet

Telefonata me “Bonën”! Ndërhyri për lirimin e Gentjan Nezajt dhe Saimir Petanit, mjeku Korbi ‘protagonist’ dhe në nj

13 Shkurt 2021, 17:00 Nga DOSJA
Telefonata me “Bonën”! Ndërhyri për lirimin e Gentjan

TIRANË– Një nga të akuzuarit e dosjes së gjyqtares Enkelejda Hoxha është edhe mjeku  Shkëlqim Korbi, i cili akuzohet se ka lëshuar një akt ekspertizë të rremë për të ndihmuar në lirimin e Gentjan Nezajt dhe Saimir Petanit. Në përgjimet e publikuara, Korbi kishte lëshuar një tjetër raport të cilin e kishte nisur në gjykatë përmes sekretares së identifikuar si “Bona”, e cila e telefonin lidhur me përgjigjet e raportit të përpiluar nga vetë ai.

Ndërsa në një tjetër bisedë,  Shkëlqim Korbi e vë në dijeni avokaten Hoti se e kishte dorëzuar aktin e ekspertizës pas kërkesës saj dhe se rezultati ishte i keq. Më pas, eksperti premton se do ta tërheqë aktin dhe për këtë lidhet me sekretare Bonën.

Biseda mes avokates Suzana (Pasha) Hoti dhe Shkëlqim Korbit është kjo:

Hoti: Alo, Çimi, si kalove?
Korbi: Mirë, ça bën?
Hoti: Zana jam, a u lodhe?
Korbi: Jo, çkemi!
Hoti: A të gjej me 15 paradite në Tiranë herët a vetëm kur të takoj kur të vish në Burrel a?
Korbi: Po i kena dorzu sot ato
Hoti: Vërtetë?
Korbi: Po po
Hoti: Mirë a keq?
Korbi: Jo keq… keq…
Hoti: Po pse mor shok, po të pata thon mor ti
Korbi: Po vetëm po të shkoj t’i them t’a tërheqim, ça të të them unë ty?
Hoti: Po shko mor shok, shko mor shok tërhiqe se vij sonte aty po deshe unë, të pata thon kur do të vijsha
Korbi: Ja prit ti them, prit t’i them Bonës
Hoti: Hajde pra thuj, hajde ciao ciao, më thuaj, thuaj

Në bisedën më sipër Shkëlqim Korbi e vë në dijeni avokaten Hoti se e kishte dorëzuar aktin e ekspertizës pas kërkesës saj dhe se rezultati ishte i keq. Pas kërkesës së avokates, eksperti premton se do ta tërheq aktin dhe për këtë lidhet me sekretare Bonën.

Biseda mes tyre:

Bona: Po dotore
Korbi: O Bona, i dorëzove ato aktet e mia?
Bona: Po, jo i dorëzova dmth i bëra shkresën përcjellëse (Ça kishe?)
Korbi: Atë Arjol Keçin bre mo se e kam bo gabim…. Një gabim, shife të lutem Arjol Keçin
Bona: Arjol Keçin ta heq veç
Korbi: Po po heqma, dhe leje se po vij unë
Bona: Ok, mirë, ja po e heq veç
Korbi: E se kam bo, kam bo një gabim aty
Bona: Po po e heq unë pa merak
Korbi: Hajt rrofsh Bona, hajt
Bona: Asgjë dotore, pafshim
Pasi sigurohet nga sekretarja Korbi telefonon avokaten Suzan (Pasha) Hotin:
Hoti: Hë Çimi!?
Korbi: Ja i thashë, ja për tërheqjen
Hoti: Atëherë a të vijë Lefteri (bashkëshorti i saj) do të takojë mbasdite në ça ore e do me e taku?
Korbi: Po, nigjo, unë kthehem nga Shkodra, e do më dali diku ai, se kam gjyq në Shkodër unë
Hoti: Në rregull, a të vij mbasdite në orën gjashtë në Tiranë ose në shtatë?
Korbi: Po mos vij moj në Tiranë se jam në Shkodër unë apo do me ardh në Tiranë ai?
Hoti: okei, për sa? Na foli Lefterit se e kam ci tu unë e të dali në rrugë e të komunikosh me të, ok.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet mjeku Edvin Prifti/ Burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Babai: Ka djalin autik, fle mes dy divaneve dërrasë. E bija: Mami është e ndershme, e kanë detyruar! Kardiologu: Urdhërin e dha Rama! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha gentjan nezaj saimir petani shkëlqim korbi arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha gentjan nezaj saimir petani shkëlqim korbi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 16:05

Përgjimet për të dokumentuar ryshfetin që kalonte sa në një dorë në tjetrën, për të liruar me kusht të dënuarit, nxorën në sipërfaqe korrupsionin në spitale, në...

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 15:09

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpërndarë një apel për të gjithë drejtuesi e mjeteve, të cilët udhëtojnë në një kohë kur moti i keq ka pushtuar vend...