Bota

Diplomati austriak Petritsch komenton letrën e Joe Biden: Donte të tregonte që SHBA-ja është me vendet që e kanë njohur K

13 Shkurt 2021, 16:29 Nga DOSJA
Diplomati austriak Petritsch komenton letrën e Joe Biden: Donte të

KOSOVË-Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën gjatë viteve 1998-99, ka reaguar në lidhje me letrën që Joe Biden i ka dërguar presidentit Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për REL në gjuhën serbe, Petritsch ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që është fjalë kyçe, për SHBA-në do të thotë njohje diplomatike nga Serbia për Kosovën.

”Biden donte të dërgonte edhe një herë mesazhin me këtë letër se Shtetet e Bashkuara janë me vendet që e kanë njohur tashmë Kosovën. Ky është një hap më tej në gjuhë krahasuar me fjalorin e përdorur nga BE si ndërmjetës në dialog. Beogradi beson se njohja e Kosovës nuk është pjesë e procesit të normalizimit, ndërsa pozicioni i Shteteve të Bashkuara është i ndryshëm. Pyetja kryesore tani është nëse BE, si ndërmjetës në dialog, është e gatshme të bëjë një hap përpara. Kur Kosova të formojë një ekip negociator pas zgjedhjeve duhet të vazhdohet hap pas hapi. Do të jetë një rrugë e gjatë, një maratonë e vërtetë dhe në atë dialog duhet përafruar pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit. Është e vetmja rrugë pragmatike përpara,”-ka thënë Petritsch

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi të dërguar disa ditë më parë,  i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora biden per kosoven joe biden leter vucicit wolfgang petritsch biden per kosoven joe biden leter vucicit wolfgang petritsch

Sondazh

Poll