Bota

Termi “siptar”/ Shaip Kamberi i shkruan letër BE-së dhe SHBA-së: Kërkojmë reagim! U legalizua gjuha e urrejtjes ndaj sh

13 Shkurt 2021, 15:44 Nga DOSJA
Termi “siptar”/ Shaip Kamberi i shkruan letër BE-së dhe

KOSOVË-Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, iu kanë dërguar një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se në letrën e dërguar zyrtarëve të BE-së, kanë theksuar se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë në Beograd, më anë të cilit Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, u lirua nga akuza e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, është vendim i rrezikshëm për minoritetet në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Njoftuam përfaqësuesit ndërkombëtarë se ky vendim i Gjykatës së Lartë i cili nuk e dënon përdorimin e termit joligjor dhe shovinist “šiptar” është po ashtu tregues që gjyqësori në Serbi është nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të zyrtarëve qeveritarëve, duke mos zbatuar as Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ”nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër”, thuhet në njoftimin e tij.

Po ashtu, në letrën e tij Kamberi dhe Mustafa, kanë theksuar se besojnë se Bashkimi Evropian nuk do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshëm të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare.

Në shkresën tonë, shprehëm bindjen tonë se nuk besojmë se Bashkimi Evropian do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshëm të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare,”-thuhet në njoftimin e tij.

Postimi i plotë:
Dje, së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafi, dërguam një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu kërkuar të reagojnë ndaj pushtetit në Serbi, lidhur me qëndrimet dhe vendimet tanimë edhe ligjore, në funksion të institucionalizimit dhe legalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe raciste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Në shkresën e përbashkët dërguar Presidentes së BE-së, znj.Ursula Von Der Leyen; Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell; të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, z.Mirosllav Lajçak; Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, z.Vlladimir Bilcik; Komisarit të Lartë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të OSBE-së në Hagë, z.Kairat Abdrakhmanov; Shefit të misionit OSBE-së në Serbi, z.Jan Braathu dhe Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, z.Anthony Godfrey; nënvizuam se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vulin u lirua nga akuza e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, është precedent i rrezikshëm për minoritetet në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. Njoftuam përfaqësuesit ndërkombëtarë se ky vendim i Gjykatës së Lartë i cili nuk e dënon përdorimin e termit joligjor dhe shovinist “šiptar” është po ashtu tregues që gjyqësori në Serbi është nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të zyrtarëve qeveritarëve, duke mos zbatuar as Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ”nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër”. Në shkresën tonë, shprehëm bindjen tonë se nuk besojmë se Bashkimi Evropian do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshëm të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në fund, theksuam vlerësimin tonë, se duke e zyrtarizuar dhe institucionalizuar gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve dhe minoriteteve, përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë pozitivisht në procesin e pajtimit, paqes dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor, e aq më pak në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po lehtësohet nga Bashkimi Evropian,”-ka thënë Kamberi.

Dje, së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafi, dërguam një letër zyrtarëve të Bashkimit…

Posted by Shaip Kamberi on Saturday, 13 Shkurt 2021

 

Termi “Shiptar”, i cili ka një terminologji fyese raciste u legalizua me një vendim gjykate në Beograd. Ky term është përdoruar nga Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili ka pasuar dhe një përplasje me deputetin shqiptar Shaip Kamberi.

(K.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ragmi mustafa shaip kamberi ragmi mustafa shaip kamberi

Sondazh

Poll