Bota

Betohet qeveria italiane, NYT: Draghi, gjigandi i Europës që bëhet kryeministër në një fazë “të pasigurt”

13 Shkurt 2021, 15:29 Nga DOSJA
Betohet qeveria italiane, NYT: Draghi, gjigandi i Europës që

ITALI-Lindja e qeverisë së Mario Draghi është bërë jehonë e gjerë në gazetat kryesore ndërkombëtare. Përveç nënvizimit të staturës ndërkombëtare të shefit të qeverisë, ajo që theksohet më shpesh është heterogjeniteti i strukturës së qeverisë. Më shumë se një gazetë kujton precedentin, jo veçanërisht të lumtur, të qeverisë Monti. Vëmendje gjithashtu për ministrinë e re të tranzicionit ekologjik që i është besuar fizikanit Roberto Cingolani dhe për sfidat e mëdha me të cilat udhëheqësi i Palazzo Chigi do të duhet të përballet menjëherë.

Ekipi i Draghit, u përshkrua nga New York Times si gjigandi i Europës, përbëhet nga politikanë dhe ekspertë. Luigi Di Maio i Lëvizjes Pesë Yjet do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm dhe Roberto Speranza në kulmin e pandemisë së koronavirusit mbetet ministër i Shëndetësisë.

Ministrinë e Ekonomisë do ta drejtojë Daniele Franco, drejtor i përgjithshëm i Bankës Italiane të Rezervave. Betimit I kabinetit do të pasohet nga votimet në të dy dhomat e parlamentit javën e ardhshme. Presidenti Mattarella pas dorëheqjes së Contes mandatoi me krijimin e qeverisë së re Draghin, i cili deri më sot nuk ka pasur post politik.

Fillimisht Draghi e pranoi mandatin me rezervë. Presidenti kërkoi një qeveri me profil të lartë, që ta drejtojë Italinë për të dalë nga kriza. Qeveria e deritanishme e qendrës së majtë nën juristin Giuseppe Conte dështoi përpara një jave në grindjen mbi përdorimin e mbi 200 miliardë Eurove të ndihmave të BE-së për krizën e koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mario draghi kryeminister i italise mario draghi kryeminister i italise

Sondazh

Poll