Bota

Hoti: Mbështretësit e LDK-së nuk do të votojnë as VV dhe as Vjosa Osmanin

13 Shkurt 2021, 08:58 Nga DOSJA
Hoti: Mbështretësit e LDK-së nuk do të votojnë as VV

KOSOVË- Kandidati për Kryeministër nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mbështetësit e LDK-së nuk do të votojnë Lëvizjën Vetëvendosje. I ftuar në “Pressing” Hoti ka folur edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja ku ka thënë se largimi i saj nuk kia patur farë ndikim dhe se elektorati i LDK-së nuk e duron dot Osmanin.

“Largimi nga LDK ka pasur zero ndikim. Besoj se unë njoh edhe strukturat edhe elektoratin tradicional të LDK’së. Efekti i saj është zero. Nuk e duron elektorati i LDK’së Vjosa Osmanin. Njerëzit që kanë qenë tradicionalisht LDK nuk e votojnë Vetëvendosjen. LDK ka dhënë arsyeshmërinë e plotë të rrezimit të qeverisë paraprake, vendimet që kanë marrë LDK’ja kanë qenë të plota. Marrëveshja e Uashingtonit është më e madhja që është nënshkruar ndonjëherë”, ka thënë ai.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove avdullah hoti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll