Bota

E rëndë! Vritet një 23-vjeçar dhe plagosen dy persona në Mitrovicë 

13 Shkurt 2021, 06:32 Nga DOSJA
E rëndë! Vritet një 23-vjeçar dhe plagosen dy persona

KOSOVË-  Një person ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

Zahiti ka thënë se rreth orës 22:20, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë. Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur dy persona, ndërsa për fat të keq 23-vjeçari ka humbur jetën. 

Njoftimi i policisë:

Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni humb jetn 23-vjecari plagosen dy persona ne kosove humb jetn 23-vjecari plagosen dy persona ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 22:00

KQZ-ja pranon mbi 38.000 pako me fletëvotime

KOSOVË – Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 12 shkurt në këtë institucion kanë pranuar 38,339 pako me ...