Aktualitet

Ndue Pjetra kallëzon në SPAK anëtarin e KLGJ-së Alban Toro, akuzat: Nga 11 mijë avokatë që ka Shqipëria, është gjetur

11 Shkurt 2021, 13:17 Nga DOSJA
Ndue Pjetra kallëzon në SPAK anëtarin e KLGJ-së Alban Toro,

TIRANË– Avokati Ndue Pjetra ka kallëzuar në SPAK anëtarin e KLGJ-së Alban Toro, në akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Pas daljes nga institucioni ai u shpreh për mediat se Toro e ka mbyllur aktivitetin e tij si avokat në vitin 2011 ndërkohë që KLGJ thuhet se anëtarët që të jenë pjesë e saj duhet të kenë 10 vite pune si avokat pa ndërprerje.

Ndër të tjera Pjetra ngre pyetjen se si ka mundësi që në 11 mijë avokatë që ka vendi të zgjidhet pikërisht një që ka gruan gjyqtare.

DEKLARATA:

“Unë doja të sqaroja më gjerë çështjen. Pranë Shoqatës së avokatëve antikurrupsion, janë paraqitur shumë shtetas që kanë probleme me drejtësinë, gjykatat. Duke pasur parasysh vendimet e dhëna nga gjyqtarë që janë larguare nga vettingu, kjo përbën një problem të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, që nuk duhen të anashkalohen. Rasti konkret, avokatët e antikorrupsionit janë vënë në lëvizje, se në sistemin e drejtësisë, në institucionet KLGJ dhe KLP, ILD, kemi disa persona që nuk e kanë merituar që të zgjidhen, ose janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin, përmes dokumenteve të falsifikuara. Një nga ata raste është Alban Toro. Ai është zgjedhur nga radhët e avokatisë me ligjin 115/ 2016, i cili thotë se; Personat që duhet të zgjidhen si anëtarë të KLGJ, duhet të kenë minimumi 15 vite punë si jurist dhe 10 vite pune si avokat pa ndërprerje. Alban Toro në vitin 2010-2011 e ka pezulluar aktivitetin si avokat. Ky fakt nuk është vënë në dukje nga Avokati i Popullit, që ka për detyrë që të verifikojë. Në të vërtetë Avokati i Popullit është dhe pritësi i dokumentacionit, por dhe institucion i përzgjedhjes. Alban Toro ka paraqitur dokumentet në parlamentin shqiptar ku sipas nenit 35, sekretari i përgjithësim i thotë; “Të mungon një dokument. Duhet të marrësh tek Tatimet një dokument që nuk ke ndërprerje nga puna”. Përgjigja që është marrë nga Tatimet rezulton; “Alban Toro, subjekti, pa numër nipti, i ka paguar detyrimet”. Por detyrimet për kur?! Kërkesa është bërë shumë indirekte, dhe enkas për ta ndihmuar atë. Parlamenti e ka konstatuar atë gjë, por pse është anashkaluar nga komisioni dhe pastaj është votuar, është tjetër gjë. Këta persona që zgjidhen në këtë formë janë gjithmonë që do i japin votën atij personi që e ka zgjidhur. Nuk mund të thuash që nga 11 mijë avokatë që ka Shqipëria, është gjetur një që ka gruan gjyqtare. Ata bëjnë çfarë të duan me popullin. Deri tani sa e kemi depozituar kallëzimin. SPAK deri tani ka qenë korrekt me veprimet, qoftë me të zgjedhurit, me të gjitha veprimet. Por a do e vazhdojë apo jo, kjo është tjetër gjë. Ne nuk do ndalemi, deri sa drejtësia të vihet në vend”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban toro ndue pjetra alban toro ndue pjetra

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 12:20

DURRËS– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka cilësuar si një aksion të bujshëm, operacionin e finalizuar ditën e sotme në Krujë k...