Aktualitet

Delina Fico e konfuzuar, për Ditën e Verës: Ra shi posi… ja ç’thotë për sot: Edhe Franca përmbytet…

5 Maj 2019, 16:43 Nga DOSJA
Delina Fico e konfuzuar, për Ditën e Verës: Ra shi posi…

TIRANË- Pas festës së shtyrë të Ditës së Verës nga kryebashkiaku Erion Veliaj, me pretendimin se do të binte shi me gjyma, por që në fakt deri në mesditë nuk ra snjë pikë shi, Delina Fico shprehej: “Epo që të arrijë puna sa të mohohet që ra shi sot, kjo është vërtetë shumë e rëndë. Ra që ç’ke me të. Në orën 14:40 kur unë isha në rrugë binte mire shi”. (Lexo këtu)

Ajo ka reaguar edhe sot, por tashmë lidhur me shiun që përmbyti bulevardin e rikkonstruktuar të Vlorës.

Fico është përpjekur që të mbrojë kryebashkikaun e Vlorës Dritan Leli, ndërs shprehet se shi bie edhe në Francë.

“Nuk bie shi e nuk permbyten rruget vetem ne Shqiperi. Kjo mania per te gjetur faj edhe tek shiu qe bie, nuk ka con asgjekund. Shiko linkun me lart se si jane permbytur rruge ne Itali, France e Zvicer vetem pas nje ore shi. Jo te gjitha hallet jane vetem tonat. Fatkeqesi eshte permbytja kudo qe ndodh, e duhet njerezimi te pergatitet gjithnje e me shume, sepse me ngrohjen globale do te kete me shume permbytje e thatesira. Dhe, nuk di pse ka endrra se mund te rrojme nje dite ne parajse ku nuk ndodh asgje qe na e prish humorin sadopak. Kur ta gjeni nje vend qe e ka arritur kete stad, na lajmeroni”, shkruan Fico.

Si duket ajo është e konfuzuar lidhur me reshjet e shiut, tashmë duke sjellë përmbytje. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delina fico dita e veres shiu përmbyt vlorën delina fico dita e veres shiu përmbyt vlorën

Sondazh

Poll