Art&Argëtim

EMRI/ Cila është kompania që mori 18 milion lekë të vjetra për logon e vjedhur të Teatrit të Operas dhe Baletit

9 Shkurt 2021, 16:24 Nga DOSJA
EMRI/ Cila është kompania që mori 18 milion lekë të

TIRANË- Pika Production është kompania e cila ka marrë 18 milionë lekë të vjetra për të krijuar një logo e cila rezulton se është vjedhur në Google, në një faqe e cila krijon logo online.  Artistët denoncuan më herët në rrjetet sociale se logoja ishte një plagjiaturë e vjedhur, ndërsa nga institucioni i drejtuar nga Zana Çela, ka pasuar heshtja. Për një logo, e cila sipas artistëve është marrë në Google, janë paguar 18 milionë lekë të vjetra nga paratë e taksapaguesve, është zhvilluar edhe një tender, ku fituesi është kompania “Pika Production”, në pronësi të Albert Malltezit.

Dosja.al tentoi të kontaktonte me z.Malltezi, por deri në botimin e këtij artikulli, nuk ka asnjë përgjigje. 

Ndërkohë që për këtë ngjarje ka ardhur një reagim nga ministrja Elva Margariti, e cila e pyetur nga gazetari Leontina Nika, ka thënë se ishte vënë në dijeni prej rrjeteve sociale për skandalin në fjalë duke theksuar se do të ngrihet një grup verifikimi për këtë çështje.

Por çfarë ndodhi sot?

Artisti Ardian Isufi denoncoi se logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është një plagjiaturë e një logoje të marrë në një faqe në internet. Nuk kanë qenë të pakta komentet e atyre që thonë me ironi se logoja e vjedhur është e ngjashme me pamjen e koronavirusit në laborator.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture albert malltezi logoja e tkob zana cela albert malltezi logoja e tkob zana cela

Sondazh

Poll