Art&Argëtim

‘ Demin do ta sjellim për lopën, jo për ty!’/ Kaloi pa u vënë re, seksizmi i Ramës me gruan në Ndroq

8 Shkurt 2021, 19:45 Nga DOSJA
‘ Demin do ta sjellim për lopën, jo për ty!’/ Kaloi

NDROQ– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimit Arben Ahmetaj, inspektoi punimet në “Lagjen e Re” në Ndroq. Teksa po qarkullonte në zonat e ndërtimit, Rama nuk e kurseu bashkëbisedimin me një nga banoret e zonës, duke përdorur edhe terma seksistë. 

Pasi e pikasi kreun e qeverisë, banorja shkoi dhe i “qau” hallin se po i prishnin vendin ku i qëndronte lopa, me të cilën edhe mban familjen. Me të qeshura, kreu i qeverisë i premtoi një kafshë të re, duke shtuar se bashkë me të do t’i sillte dhe një dem. Kur hasi kundërshtinë e saj, Rama sqaroi se demin do t’ja dhuronte për lopën. Deklarata seksiste e Ramës, u kalua me të qeshura nga dy shoqëruesit e tij, madje nuk pati asnjë reagim as nga banorja, e cila me siguri e kishte mendjen ende tek premtimi.

Pjesë nga Biseda 

Banorja: Do na heqin vendin aty, do të e bëjnë rrugë

Rama: Ça do të heqin, vendin e lopës?

Banorja: Ça të bëjmë ta shesim

Rama: Jo, s’keni pse më shitur lopën, po ta hoqën të japim vend tjetër për lopën.

Rama: Bile, Bile do të sjellim dhe një lop tjetër (Plas e qeshura)

Veliaj i drejtohet gruas: Mos e hap këtë lojë se ma ka bo edhe një herë tjetër.

Rama: Ose, ose edhe një dem

Banorja: Jo, jo s’du dem

Rama: Për lopën, për lopën, jo për ty jo.

Po a është e drejtë që kreu i qeverisë të bëjë deklarata të tilla që fyjnë qytetarët? Ku janë shoqatat dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e qytetarëve në raste të tilla? Apo kur vjen puna tek kryeministri, s’ka reagime…

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale edi rama edi rama ne ndroq edi rama edi rama ne ndroq

Sondazh

Poll