Bota

Ekspertët e OBSH në konferencë për shtyp mbi zbulimet që kanë bërë në Wuhan

9 Shkurt 2021, 11:01 Nga DOSJA
Ekspertët e OBSH në konferencë për shtyp mbi zbulimet

GJENEVË– Anëtarët e një ekipi të drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke kërkuar të dhëna rreth origjinës së Covid-19 pritet të mbajnë një konferencë së shpejti. Ata kanë gati një muaj takime dhe vizita në qytetin kinez të Wuhanit, ku sëmundja u identifikua për herë të parë.

Informimi fillimisht ishte planifikuar për në orën 3.30 pasdite me kohën lokale (7.30 paradite GMT) të martën pasdite, por më pas u shty deri në 5 pasdite (09:00 GMT), raporton The Guardian.

Peter Ben Embarek, specialisti i OBSH-së për sigurinë ushqimore dhe sëmundjen e kafshëve dhe kryetari i ekipit hetimor, do të flasë së bashku me anëtarin tjetër të ekipit Marion Koopmans, një ekspert i viruseve. Liang Wannian, kreu i panelit ekspert Covid-19 në Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës, do të marrë pjesë gjithashtu.

Ekipi arriti në Wuhan në 14 Janar dhe pas dy javësh karantinë vizitoi vendet kryesore si tregu i prodhimeve të detit Huanan, vendndodhja e grupit të parë të njohur të infeksioneve, si dhe Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili ka qenë i përfshirë në kërkimin e koronavirusit.

Anëtarët e ekipit kanë kërkuar të frenojnë pritjet për misionin, me zoologun Peter Daszak që i tha Reuters javën e kaluar se një nga qëllimet e tyre ishte “të identifikonin hapat e ardhshëm për të mbushur boshllëqet”. Një anëtar tjetër i ekipit, eksperti i sëmundjeve infektive Dominic Dwyer, tha se ndoshta do të duheshin vite për të kuptuar plotësisht origjinën e Covid-19.

SH.B.A.-të thanë se Kina duhej të ishte më e hapur kur bëhet fjalë për ndarjen e të dhënave dhe mostrave, si dhe lejimin e hyrjes për pacientët, stafin mjekësor dhe punëtorët e laboratorit. Më pas Pekini akuzoi Uashingtonin për politizimin e një misioni shkencor.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh nis hetimet per covid-19 koronavirusi ne bote obsh nis hetimet per covid-19

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2021, 10:59

Pse Donald Trump ishte anarkisti i fundit

SHBA- Më 13 janar, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të hequr nga detyra Donald Trump për herë të dytë brenda pak më shumë se një viti, duke e bërë Trump presiden...